“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës
Kreu i qeverisë, Edi Rama, në nisje të podkastit të tij që mbahet çdo të diel, u ndal tek risitë e fundit, konkretisht tek programi EuroAgro Albania 2025-2030. Këtë program, Rama e cilëson si një sfidë të fortë për sektorin e bujqësisë, lidhur me arritjen e standardeve europiane, si paketë për mbylljen e negociatave të Shqipërisë me BE deri në vitin 2027. “Këtë javë prezantuam një mekanizëm praktik e të domosdoshëm për përgatitjen e bujqësisë dhe sektorit ushqimor për tregun e përbashkët europian me kapitujt 11, 12 dhe 13, në zemër të procesit të negociatave të anëtarësimit. Do të jetë një sfidë e fortë për çka kemi bërë në një dekadë, me besim dhe forcë se do të bëjmë gjithçka që duhet për t’ia dalë...
Burimi:
javanews.al