Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden
Analisti Ermir Gjinishi, ka komentuar operacionin e SHBA-ve në Venezuel, ku u kap Presidenti i vendit, Maduro dhe bashkëshortja e tij, të cilët tashmë përballen me akuza për narko-terrorizëm në një gjykatë të New Yorku-ut. Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se SHBA e ka bërë diferencën me fuqitë e tjera, për shkak të raportit mes fuqisë dhe të drejtës, por ngjarje me Maduron tregon se tashmë po shkojmë drejt ligjit të xhunglës. “Nuk e diskutojmë që SHBA janë superfuqi, bëjnë operacione ushtarake perfekte. Çështja nuk është as te personaliteti i Maduros, që ka vjedhur zgjedhjet dhe ka vrarë 20 mijë vetë. Por nga korriku deri tani, SHBA ka ndryshuar qasje ndaj Venezuelës. Ka ndodhur edhe në kohën e Chavez,...