Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta
Kuvendi i Shqipërisë ka bërë publike analizën e zbatimit të buxhetit të institucionit për vitin 2025, ku shpenzimet për deputetët arrijnë në 200 milionë lekë. 44.2% e totalit të shpenzimeve të Kuvendit janë shpenzuar për dieta, shpenzime telefonike, karburante honorare për pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe qira për deputetët që nuk jetojnë në Tiranë. Këto shpenzime konsiderohen si përfitime financiare shtesë mbi pagën për deputetët. Nga ana tjetër, shpenzimet për udhëtime jashtë shtetit, bileta, dieta dhe akomodim i kanë kushtuar buxhetit 60 milionë lekë për vitin 2025. Buxheti i Kuvendit ndahet në dy programet buxhetore, programi i “Veprimtarisë legjislative, diplomacisë dhe kontrollit parlamentar” dhe programi mbështetës “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”. Sipas analizës së Kuvendit, buxheti i programit legjislativ zë peshën specifike më të...
Burimi:
top-channel.tv