Dieta e deputetëve shkon në 19 milionë lekë, kush janë më të “shtrenjtët” dhe më të “lirët”
Në nisje të Janarit, kryeparlamentarit Niko Peleshi i kaluan në llogarinë e tij bankare 218,450 lekë neto për vetëm dy zëra; dieta ushqimore dhe qira banese, shtuar edhe 395.000 lekë pagë dhe disa bonuse të tjera si automjet në dispozicion për çdo lëvizje dhe telefon pa limit. “Rimbursimi për qira banese përcaktohet me vendim 114 datë 24.12 2014, ‘Për trajtimin e deputetëve”, thotë Kuvendi në reagimin zyrtar për Faktoje.al. “Zoti Niko Peleshi Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë ka plotësuar të gjithë dokumentacionin përkatës sipas vendimit të sipërcituar, përfshi edhe vërtetimin negativ nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës”, thotë Kuvendi për zërin “qira benese” për të cilën Peleshi përfiton çdo muaj 35.000 lekë. Faktoje.al siguroi listën me të dhënat për “trajtimin e deputetëve” për katër muaj. Në...
Burimi:
sot.com.al