Dhuna në protestën e PD/ Tela: Policia ndjehet si pjesë e pushtetit, i sheh protestuesit si armiq

Dhuna në protestën e PD/ Tela: Policia ndjehet si pjesë e pushtetit, i sheh protestuesit si armiq

Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dënoi dhunën e policisë në protestën e PD-së të shtunën e kaluar, duke u shprehur se përdorimi pa masë i gazit lotsjellës tregoi se policia ndjehet se pjesë e pushtetit dhe i shikon protestuesit si armiq. “Po i bëjmë gjyqin opozitës. PD nuk tha se Rama do të ikte të shtunën. Lulzim Bashas thoshte do të ikë sot, do të ikë nesër. Protesta e të shtunës u tha se nuk do të rrëzojë qeverinë. Kjo ishte me më shumë njerëz se në dhjetor, më shumë agresivitet. Ato media të huaja që pasqyruan protestën pyesin pse po dalin, çfarë ndodhi. Për cilat arsye policia shqiptare reagon në këtë formë agresiviteti. Protesta po zhvendosej me urdhër të...