“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

Pas vendimit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, doli në një prononcim për mediat, ku ngriti akuza të forta ndaj policisë dhe qeverisë për dhunë dhe shkelje të të drejtave të të miturve. Sipas Nokës, të rinjtë kanë deklaruar në gjykatë se janë dhunuar gjatë qëndrimit në komisariat, duke e cilësuar arrestimin dhe trajtimin e tyre si një akt që nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Ai denoncoi gjithashtu faktin që psikologu i paraqitur për të miturit rezultonte të ishte punonjës policie, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të standardeve ligjore. Noka paralajmëroi se përgjigja për këto akte do të merret në protestën e datës 20. “E para, arrestimi i minorenëve dhe keqtrajtimi i tyre është një akt mizor që...