“Dera është e hapur”/ Shehaj, Lapaj dhe Qori refuzojnë tryezën e PD? Berisha: Mund të ndryshojnë mendim deri nesër
Kreu i PD Sali Berisha është pyetur gjatë konferencës së sotme në lidhje me refuzimin e bërë nga partitë e reja si Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë, kundrejt tryezës së propozuar nga ana e tij ditën e nesërme. Ai u shpreh se nuk mund të paragjykojë pa u mbledhur tryeza e nesërme, ndërsa la të hapur mundësinë se ata mund të ndryshojnë mendim. Berisha theksoi se dera është e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë veten opozitarë, ndërsa qëllimi sipas tij është një front sa më i gjerë kundër qeverisë.
Burimi:
sot.com.al