Deputetja e PS merr fjalën në Kuvend, opozita vendos këngën “Çun Mulaj”

Deputetja e PS merr fjalën në Kuvend, opozita vendos këngën “Çun Mulaj”

Deputetja e PS Aulona Bylykbashi mori fjalën në seancë, duke u ndalur te shqetësimet e qytetarëve të zonës së Elbasanit, qarkun që ajo përfaqëson. E ndërsa ajo po fliste, nga ulëset e opozitës dëgjohej kënga e Gjeto Lucës, “Çun Mulaj”. “E vlerësoj shumë këtë muzikën, por besoj se po flas për një çështje të qytetarëve që i takon edhe opozitës dhe pozitës”, tha ajo, duke vijuar fjalën e saj në foltore.   Top Channel