Deputeti i Bundestagut mbërrin në selinë e PD, pritet takimi me Berishën

Deputeti i Bundestagut mbërrin në selinë e PD, pritet takimi me Berishën

Ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman. Sapo ka mbërritur në ambientet e selisë, ai është pritur nga deputetja e PD, Jorida Tabaku, n ndërsa pritet të takojë dhe kryedemokratin Sali Berisha. Deputeti  i CDU, Peter Beyer është raportuesi kryesor për Shqipërinë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Bundestagut. Top Channel