Dënohet me burg kryebashkiaku socialist, Edison Memolla

Dënohet me burg kryebashkiaku socialist, Edison Memolla

Apeli i GJKKO ka konfirmuar dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla. Memolla u akuzua për korrupsion zgjedhor, ndërsa pritet që SPAK të përgatisë urdhrin e ekzekutimit për të dërguar kryebashkiakun në qeli. Sakaq, nga ky moment bashkia e Rrogozhinës do të ngelet pa kryetar dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Po ashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.