Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, PD shkresë zyrtare KLGJ dhe ILD: Nuk duhet të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, PD shkresë zyrtare KLGJ dhe ILD: Nuk duhet të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

Pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykatës së Posacme Irena Gjoka rezulton e dënuar në shtetin grek dhe një fakt të tillë e ka fshehur në formularët e vetdeklarimit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të zbatojnë Kushtetutën dhe Ligjin, duke konstatuar mbarimin e statusit të saj si magjistrate dhe largimin nga detyra. Në shkresën e firmosur në emër të opozitës, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, thesohet se“përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit, në kuptim të nenit 6/1 të Kushtetutës, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016, si dhe ka fallsifikuar...