Dëmtimet në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Puna nuk ndalet, duhet ta bëjmë shpejt por mirë

Dëmtimet në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Puna nuk ndalet, duhet ta bëjmë shpejt por mirë

Për shkak të rrëshqitjes masive të tokës, juglindja e vendit ishte e izoluar për 11 ditë. Qarkullimi, përmes një segmenti provizor prej 200-300 metrash, i paasfaltuar në vendin e quajtur Arrat e Rrugës, u rikthye më 3 mars. Segmenti provizor, kalon përmes rrugës së vjetër të shembur dhe trasesë ku po punohet për Korridorin 8 dhe do të funksionojë me sinjalistikë kantieri. Ditën e sotme, 7 mars, kreu i qeverisë Edi Rama inspektoi punimet në këtë aks dhe më pas zhvilloi një takim me banorët e zonës. Ai theksoi se qeveria është e vetëdijshme për vështirësitë që situata e krijuar në segmentin rrugor u ka shkaktuar banorëve të zonës dhe përdoruesve të rrugës. Ai garantoi se punimet për korrigjimin e dëmit do të vijojnë pa...