Demokratët votojnë në gjithë vendin për rikonfirmimin e Berishës në krye të PD

Demokratët votojnë në gjithë vendin për rikonfirmimin e Berishës në krye të PD

Ka nisur këtë të shtunë procesi i votimit për rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të Partia Demokratike e Shqipërisë. Referendumi po zhvillohet në të gjitha degët e partisë në vend, ndërsa anëtarët po votojnë sipas parimit “një anëtar, një votë”. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe procesi pritet të mbyllet në orën 18:00. Në qarkun e Korçës, ku përfshihen degët e Korçës, Maliqit, Pogradecit, Devollit, Kolonjës dhe Pustecit, janë rreth 11 mijë anëtarë me të drejtë vote. Deri në orët e paradites pjesëmarrja paraqitet normale, ndërsa drejtuesit lokalë të PD-së presin rritje të fluksit gjatë vijimit të procesit. Edhe pse në zgjedhjet e mëparshme për kryetarin e partisë pjesëmarrja zakonisht nuk ka kaluar mbi 50%, strukturat lokale shprehen optimiste për një...