Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!
Disa ditë më parë Partia Demokratike përjashtoi dy anëtarët e Këshillit Bashkiak të Durrësit, Arlind Boshku dhe Dritan Burgija pasi morën pjesë në foltoret e organizuara në këtë qark nga deputeti Ervin Salianji. Këtë të mërkurë, 1 prill, Burgija dhe Boshku kanë shkuar në selinë blu ku kanë kërkuar një ballafaqim me vetë kryedemokratin për akuzat e hedhura në drejtim të tyre për rezultatet e dobëta në zgjedhje, votimin në favor të kryebashkiakes në Këshill dhe po ashtu bashkimin me Salianjin. Burgija deklaroi se kjo është një përballje për dinjitetin dhe hodhi poshtë akuzat. ”Dikur dilja dhe kërkoja dinjitetin e Berishës pasi u përjashtua nga PD. Tani po kërkoj dinjitetin tim, kam kërkuar ballafaqim me lidershipin këtu dhe kam kërkuar fakte dhe prova për shkarkimin...
Burimi:
javanews.al