Demiraj: ‘The Albanian File’ do të ketë pasoja, Uashingtoni e ka kuptuar lojën, reagimi i SHBA ndaj Ramës vetëm çështje kohe
Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 32-të, ndërsa presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare duket se po arrin në një pikë kritike. Në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe arenës ndërkombëtare është "The Albanian File" (Dosja Shqiptare), një libër që po përdoret tashmë si bazë për një padi të dorëzuar në SPAK nga vetë protestuesit. Publikimi mbledh mbi 50 projekte dhe fakte komprometuese, të cilat argumentojnë se Shqipëria është trajtuar e shitur si një pronë private për të mbajtur pushtetin e kryeministrit. Sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolonel Dritan Demiraj, kryeministri Edi Rama ndodhet nën një panik të thellë, gjendje që reflektohet në veprimet dhe deklaratat e tij të fundit të përshkruara si jashtë...
Burimi:
syri.net