Del video si u godit Bledion Nallbati, deputeti demokrat çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje dhe djegie në fytyrë
Deputeti demokrat Bledion Nallbati ka mbetur i lënduar nga përplasjet e ndodhura sot mes protestuesve dhe efektivëve të policisë para godinës së Kuvendit. Deputeti është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ku është shoqëruar nga kolegët e tij, ndërsa sipas Partisë Demokratike, ai ka marrë lëndime në kokë. Sipas kolegëve të tij, Nallbati ka djegie në fytyrë. Ndërkohë, nga kjo protestë kanë mbetur të lënduar edhe tetë efektivë policie. Protesta u shoqërua me hedhje molotovësh, fishekzjarresh, sende të forta dhe përdorim të gazit lotsjellës. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv