Deklaratat e kryeministrit Rama për hetimin ndaj AKSHI-t, reagon Klevis Balliu: Nuk mbrojti AKSHI-n, por veten e tij

Deklaratat e kryeministrit Rama për hetimin ndaj AKSHI-t, reagon Klevis Balliu: Nuk mbrojti AKSHI-n, por veten e tij

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama nw lidhje me hetimin e SPAK ndaj AKSHI në podcastin e tij “Flasim”. Sipas Balliut, qëndrimi i Ramës lidhur me hetimin ndaj AKSHI-t wshtw një përpjekje e hapur për të justifikuar korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit. Reagim i plotë i Klevis Balliut: Në pseudo-podcastin e sotëm, Edi Rama mbrojti korrupsionin më të madh në historinë e vendit. Ai justifikoi një aferë ku baxhanaku i tij ka përfituar rreth 800 pagesa nga buxheti i shtetit, një skemë që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve në duart e krimit të organizuar. Rama mbrojti një akt kriminal shtetëror: rrëmbimin dhe torturimin e një biznesmeni për ta detyruar...