Dëgjesa me artistët/ Zhupa: Meritojnë njohje të titujve akademikë dhe lejimin e avancimit në karrierë!

Dëgjesa me artistët/ Zhupa: Meritojnë njohje të titujve akademikë dhe lejimin e avancimit në karrierë!

Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua sot një seancë dëgjimore me artistë dhe pedagogë të Universitetit të Arteve, në lidhje me pengesat që hasen për avancimin në karrierën artistike dhe akademike. Në fjalën e saj, kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, shprehu mbështetjen dhe angazhimin për zgjidhjen e këtij ngërçi dhe kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Arsimit. ‘Universiteti dhe ministria nuk mund të thonë se titujt tuaj vlejnë kur u duhen fakulteteve për akreditim, por nuk vlejnë kur ju duhen juve për efekte financiare dhe avancim në karrierë. Artistët meritojnë dinjitet dhe njohje të menjëhershme e të plotë të të gjitha efekteve për titujt e tyre akademikë”, u shpreh ndër të tjera Zhupa.  Është detyrë e këtij komisioni të kujdeset për...