Debati për sigurinë ushqimore/ Mazhoranca e opozita përplasen në Komisionin e Bujqësia, rrëzohet projektligji për analizat laboratorike

Debati për sigurinë ushqimore/ Mazhoranca e opozita përplasen në Komisionin e Bujqësia, rrëzohet projektligji për analizat laboratorike

Komisioni për Bujqësinë dhe Ushqimin me 8 vota kundër të mazhorancës dhe tre pro të opozitës, refuzoi të dërgojë në parlament Projektligjin “Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë”, me pretendimin se një gjë e tillë do të jetë pjesë e paketës ligjore të kontrolleve zyrtare që Ministria e Bujqësisë po harton sipas modelit të BE. Por sipas deputetëve nismëtarë të këtij projektligji, logjistika laboratorike e ISUV dhe AKU-së nuk po mbron prodhimin e fermerëve. “Mungesa e laboratorëve për kontrollin e ushqimeve është bërë sot shkak që shumë nga eksportet të penalizohen”, u shpreh deputeti i PL, Tedi Blushi. Përfaqësuesit e Ministrisë që duhet të garantojnë siguri ushqimore, e shfajësuan sistemin me elementin financiar. Arjan Jaupllari, zv/ministri i Bujqësie dhe Zhvillimit Rural...