‘Debati për etikën politike’, Balliu: Sulmet ndaj familjarëve duhet të ndëshkohen me ligj

‘Debati për etikën politike’, Balliu: Sulmet ndaj familjarëve duhet të ndëshkohen me ligj

Gjatë fjalës së tij, në Mbledhjen e Komisionit parlamentar deputeti i PD Klevis Balliu deklaroi se emri i tij është lakuar në sallën e parlamentit që kur ishte 14 vjeç, ndërsa ai i motrës së tij kur ajo ishte 17. Sipas tij, kjo është një praktikë e vazhdueshme dhe sistematike nga eksponentë të mazhorancës, ku çdo të enjte përmendet emri i njërit prej familjarëve të tij. Ai e quajti situatën hipokrizi, duke përmendur se ndërkohë që flitet për etikë, ekzistojnë të paktën tetë shkrime denigruese ndaj koleges së tij, Albana Vokshi, në portale për të cilat “dihet fare mirë se nga vijnë udhëzimet”. Duke denoncuar përdorimin e gjuhës së urrejtjes, ai propozoi hartimin e një ligji për të ndëshkuar këto praktika jo vetëm në parlament,...