Debati për Ballukun në konferencën e kryetarëve, Bardhi: Shkelje e rregullores! Peleshi: Këshilli ka vepruar sipas Kushtetutës

Debati për Ballukun në konferencën e kryetarëve, Bardhi: Shkelje e rregullores! Peleshi: Këshilli ka vepruar sipas Kushtetutës

Konferenca e Kryetarëve u përfshi sot nga debate mes opozitës dhe mazhorancës për çështjen e shtyrjes së mbledhjes së këshillit të mandateve që do shqyrtonte kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut. Sipas demokratëve, shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve që do të shqyrtojë imunitetin e Ballukut, është shkelje e rregullores. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi duhet të mblidhet menjëherë këshilli sepse Gjykata Kushtetuese ka pasur kohë më shumë se 2 muaj kohë për t’u shprehur. “Zoti Peleshi, jeni në shkelje flagrante të Rregullores. E kemi kërkuar pesë herë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por e keni refuzuar. Vendosët ta mblidhnit më datë 28, por dy orë para mbledhjes, me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme, e keni...