Debat në Kuvend/ Berisha-Spiropalit: Nuk e ke nga Saliu, por nga vetja. Ish-ministrja e punëve të Jashtme: Nuk lëviz dot një gur, jo më një qeveri
Kreu i PD, Sali Berisha dhe Elisa Spiropali u përfshinë në një debat të ashpër në seancën plenare. Berisha iu drejtua socialistes, duke i thënë ‘nuk e ke nga Saliu, por nga vetja’, referuar largimit nga detyra si ministre për Punët e Jashtme. Spiropali, u përgjigj duke thënë ‘të gjithë e kanë nga vetja, askush nga të tjerët’. Pjesë nga debati: Berisha: Eliza, je viktima më e parëndësishme dhe më e merituara e Ballukut. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korbë e zezë, ti vije si nuse, e veshur me të bardha. Ça kujton, se hante bar Balluku? Nuk e ke nga Berisha, e ke nga vetja jote. Jo që nuk e mbroje, por gëzoheshe se do bëheshe...
Burimi:
top-channel.tv