No Image Available

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

Në një komunikim me qytetarët online, kreu I PD Sali Berisha është pyetur edhe për emërimin e ish-deputetit demokrat Dashnor Sula, si Kryeinspektor. Berisha e cilësoi atë patericë të Ramës në ditën e tij më të zezë! “Nuk humbasim ne nga këta, përkundrazi u them ju se ne do ndahemi me këta”, tha Berisha ndër të tjera. Pjesë nga komunikimi: Aured Aured: Doktor, përshëndetje, pa e hequr vëmendjen nga çështja Ballukut, si e shikoni emërimin e ish-deputetit të PD, Dashnor Sula në postin e kryeinspektorit të përgjithshëm?   Sali Berisha: Unë njëherë në radhë të parë shpreh mirëkuptimin tuaj të plotë për indinjatën tuaj. Dhe do të them një gjë këtu, e kam menduar shpeshherë këto kohë. Në qoftë se tradhtia ndaj atdheut, quhet tradhti...