Dash Sula në radhët e socialistëve, reagon për herë të parë Berisha: Tradhtar

Dash Sula në radhët e socialistëve, reagon për herë të parë Berisha: Tradhtar

Ish- deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i pakënaqur prej kohësh nga të djathtët ditën e djeshme kaloi në radhët e socialistëve. Me vendim të qeverisë “Rama”, ish-ligjvënësi demokrat u emërua një ditë më parë kryeinspektor i përgjithshëm, post të cilin më herët e mbante Shkëlqim Hajdari. Lidhur me këtë vendim ka reaguar për herë të parë Sali Berisha. Në një komunikim me qytetarët në rrjete sociale, Berisha e quan Sulën tradhtar. Berisha: Unë njëherë në radhë të parë shpreh mirëkuptimin tuaj të plotë për indinjatën tuaj. Dhe do të them një gjë këtu, e kam menduar shpeshherë këto kohë. Në qoftë se tradhtia ndaj atdheut, quhet tradhti e lartë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë, nuk ka pse të mos quhet...