Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?
Një javë pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe takimeve të zhvilluara çdo ditë me ministrat e kabinetit të tij, kreu i qeverisë dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë këtë të shtunë grupin parlamentar të PS-së dhe ministrat e tij. Burime për mediat konfirmojnë se ky takim “retreat” mes socialistëve do të mbahet ditën e shtunë, 28 mars, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Mbledhja do të hapet në orën 11:00 nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e më pas fjalën do ta marrë kryeministri Edi Rama, i cili pritet të vendosë theksin te prioritetet politike dhe qeverisëse për muajt në vijim. Nga detajet e zbuluara deri më tani mësohet se ky takim do të ketë në fokus një analizë...
Burimi:
javanews.al