Çmimi i naftës,Braçe: Shoqata e Hidrokarbureve, kartel që kërcënon sigurinë e vendit

Çmimi i naftës,Braçe: Shoqata e Hidrokarbureve, kartel që kërcënon sigurinë e vendit

Gjatë seancës në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe është shprehur se Shqipëria sot ka çmimin neto të hidrokarbureve më të lartë në të gjithë rajonin. Deputeti shtoi se Shoqata e Hidrokarbureve funksionon si kartel dhe jo shoqatë, e cila mban çmime të larta që janë kërcënuese për sigurinë kombëtare. “Është shumë e ndjeshme çështja e hidrokarbureve, sepse çmimet janë të larta, kanë shkuar lart për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Duhet të kthejmë vëmendjen nga modeli i tregut që kemi në këtë sektor. Është shumë e rëndësishme që narrativa që synon të fshehë elementë të posaçëm dhe modeli që kemi në tregun e hidrokarbureve të mos gjejë hapësirë të mjaftueshme për të zhurmuar ose fshehur e tërhequr vëmendjen në drejtime të tjera. Me...