Çmimi i naftës, Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit, e paguani 4-fish
Kushdo që ka një automjet do të paguajë katërfishin e asaj që paguajmë, nëse heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës. Këtë shpjegim dha kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me strukturat e PS-së në njësinë 7 në kryeqytet. Sipas tij kush shpenzon më shumë naftë paguan më shumë. “Ne e kemi bërë llogarinë, nëse ne e heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një automjet, o të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që u bie sot, mesatarisht. Në vend që ti ngarkojmë me 4-fishin të gjithë, ne e kemi menduar që më mirë, kush shpenzon më shumë naftë, paguan më shumë. Në njëfarë mënyre, ata që djegin më shumë karburant,...
Burimi:
opinion.al