No Image Available

Çmimi i naftës/ Rama i shqetësuar: Nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

Kryeministri Edi Rama së bashku me Drejtuesen politike të Tiranës, Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një mbledhje në Asamblenë e PS-së në Njësinë 7. Rama ka folur mbi rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, çështje për të cilën shprehet se situata që po zhvillohet në botë për shkak të luftës, ka sjellë domosdoshmërisht një krizë të tillë. Rama shton se një problematikë e tillë po ndodh në të gjithë botën, dhe se nuk është në dorë të Partisë Sociliste për të ndryshuar diçka të tillë për Shqipërinë. “Njerëzit janë të shqetësuar për çmimin e naftës, çmimi i naftës që rritet si rezultat i një lufte që as nuk e kemi hapur ne, as nuk na ka pyetur njeri, dhe që është një luftë kundër një...