Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje
Qeveria shqiptare është vënë në lëvizje për çmimin e karburanteve pasi ka mbledhur para dy ditësh në një takim kompanitë e këtij sektori për situatën e krijuar. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura mes disa ministrive dhe përfaqësuesve të sektorit, për të diskutuar mbi ndikimin që lufta mund të ketë edhe në tregun shqiptar. Deri më tani nuk ka një vendimmarrje nëse do të ndërhyjë, apo për formulën e ndërhyrjes në treg. Në një situatë të ngjashme, në vitin 2022, qeveri ngriti Bordin e Transparencës që caktonte çmimet dhe fitimet e kompanive, e që pavarësisht se u dërgua në Kushtetuese nga opozita, përsëri mbeti në fuqi si i “ligjshëm”.
Burimi:
javanews.al