Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve, duke e lidhur situatën me zhvillimet e fundit globale pas konfliktit në Iran. Në podcastin e tij “Flasim”, Rama theksoi se kriza ndërkombëtare ka ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirin e furnizimit me naftë, duke sjellë rritje të menjëhershme dhe të ndjeshme të çmimeve në treg. Ai bëri të ditur se qeveria ka intensifikuar monitorimin e tregut për të parandaluar abuzimet dhe ka ndërmarrë masa konkrete, përfshirë rikthimin e bordit të transparencës për çmimet e karburanteve dhe uljen e përkohshme të akcizës së naftës me rreth 20%. Sipas tij, këto ndërhyrje synojnë të lehtësojnë barrën mbi qytetarët dhe të garantojnë që situata të mos shfrytëzohet për përfitime të padrejta. “E lashë në fund këtë shënim,...