Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, po zhvillon këtë të mërkurë, më 18 mars, një bashkëbisedim me furnizuesit kryesorë të naftës në vend, në një kohë kur tregjet ndërkombëtare po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Ky është takimi i tretë i organizuar nga qeveria me përfaqësuesit e tregut, me fokus garantimin e furnizimit dhe stabilitetin e çmimeve për konsumatorët shqiptarë. Sipas ministres, shqetësimi kryesor lidhet me sigurinë e rezervave në rast të përshkallëzimit të situatës, ndërsa një tjetër çështje kyçe mbetet monitorimi i çmimeve për të parandaluar abuzimet në treg. Autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimet në bursat ndërkombëtare dhe ndikimin e tyre në tregun vendas, duke theksuar se deri më tani...
Burimi:
javanews.al