Çmimet e naftës, Berisha: Monologu i Ramës si përrallat e Nastradinit! Mashtroi qytetarët për bordin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për mashtrime në lidhje me çmimet e naftës dhe rolin e Bordit të Transparencës. Berisha kërkoi uljen e taksës mbi karburantet, ndërsa kritikoi edhe deklaratat e Ramës për investimet e huaja, duke theksuar mungesën e investitorëve të rinj në vend. “Mashtrimet në monologun e së dielës të Edin Ramës janë bërë si përrallat e Nastradinit. Sot, ai kishte përzgjedhur të fliste për naftën dhe për të mashtruar qytetarët se, bordi nuk ka asnjë lidhje me çmimet, ndërkohë që bordi i tij dje njoftoi rritjen e çmimit, nga 203 lekë që kishte njoftuar më parë në 215 lekë, pas një letre publike që i bënë përfaqësuesit e kompanive...
Burimi:
vizionplus.tv