“Çmenduri 10 minuta diskutime”/ Balla poston videon kur Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar ndërprerjen e fjalës së Sali Berishës. Duke iu referuar një videoje nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës në Strasburg, kreut të PD-së i fiket mikrofoni për shkak të mbarimit të kohës. Në postimin e tij, Balla: “Bufi është mësuar që përroin psiqik ta zbrazë për minuta pafund në foltoren e Kuvendit. Ndërkohë që në Asamblenë Parlamentare apo parlamentet e Europës koha është 1-2 minuta. Shikojeni si ja ndërpret fjalën drejtuesja e seancës. Është koha që këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend. E paimagjinueshme në Europë diskutime 10 minuta”, thekson Balla. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv