Çfarë po ndodh pas dyerve të takimit? Rama prezanton ‘Punët për Shqipërinë’: Ministrat dhe deputetët në terren
PAMJE NGA MBLEDHJA TIRANË-Detaje janë zbardhur nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me qeverinë dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, takim i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Mësohet se Rama ka prezantuar nismën më të re të qeverisë, të cilën e ka quajtur 'Punët për Shqipërinë'. Kjo nismë parashikon që të gjithë deputetët dhe ministrat do të jenë në terren. Ministrat, deputetët, kryebashkiakët do të dalin në terren për takime me qytetarët në të gjithë vendin. Turi do të vijojë deri në muajin qershor, konkretisht deri në datën 12, që përkon me 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Më pas drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli ka bërë një analizë të detajuar mbi reformën që ka nisur ky institucion./ZËRI
Burimi:
zeri.ai