“Çfarë po bëni, pse po hidhni ujë?”/ Deputetët e PD konfrontohen me uniformat blu para Parlamentit
Një situatë e tensionuar ka ndodhur mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të rendit, për shkak se këta të fundit hodhën ujë për të shpërndarë protestuesit. Në një moment, deputetja e PD, Albana Vokshi i drejtohet policëve duke i thënë “cfarë po bëni, pse po hidhni ujë?”. Ndërkohë deputetët e tjerë të përfshirë në këtë përplasje ishin edhe Gent Strazimiri, Tomor Alizoti dhe Klevis Balliu.
Burimi:
sot.com.al