Çfarë mase do marrë PS për Spiropalin? Malaj zbulon prapaskenat: Vendimi merret pas diskutimit nga..
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Erion Malaj, i ftuar në një studio televizive, u pyet në lidhje me paralajmërimin e bërë nga Taulant Balla për Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit mungoi në seancën kur u votua për imunitetin e Belinda Balluku. Malaj u shpreh se nuk ka ende një vendim dhe se çdo qëndrim merret vetëm pas diskutimeve në grupin parlamentar. “Unë nuk marr apo nuk shpall asnjë vendim pa e konsultuar këtë me grupin parlamentar. Nuk kam çfarë të them tani, sepse nuk është diskutuar ende,” tha ai. Ai theksoi se grupi parlamentar i PS zhvillon mbledhje të rregullta, ku diskutohen të gjitha çështjet dhe votimet që lidhen me seancat e radhës. Sipas Malajt, deri tani nuk ka pasur asnjë shqetësim...
Burimi:
sot.com.al