No Image Available

“Çfarë i tha Edi Rama njërës apo tjetrit?” Kryeministri reagon për përplasjet në PS: E pabesueshme dhe për mua, por…

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama reagoi sot gjatë një takimi me Asamblenë Socialiste të Njësisë 7 në Tiranë, lidhur me mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, të zhvilluar më 28 mars. Rama e përshkruajti si një përvojë “spektakolare dhe të pabesueshme”, duke theksuar se këto mbledhje organizohen çdo fund muaji për të diskutuar tema specifike, për të dëgjuar deputetët dhe për të ndarë informacione nga qeveria. Kryesocialisti Edi Rama reagoi edhe ndaj raportimeve për përplasje në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, duke i cilësuar ato të 'ekzagjeruara dhe të shkëputura nga thelbi i diskutimeve'. “Ishte spektakolare, e pabesueshme edhe për mua, që besoj se nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, që e zhvillojmë...