Çfarë do të ndodhë me çmimin e naftës? Ministri: Sot mblidhet Bordi i Transparencës
Bordi i Transparencës do të mblidhet sot dhe do të dalë me një vendim për çmimin e naftës. Këtë gjë e bëri të ditur ministri Ervin Demo. Aktualisht nafta tregtohet me 214 lekë për litër dhe pritet të shihet në vijim se çfarë çmimi do të vendosë bordi. “Sa i përket Bordit, Bordi sot do të mblidhet. Po merret informacioni për ndryshimin e çmimeve. Bordi do të dalë me një vendimmarrje sot. Kuptohet që rritja e çmimit të naftës dhe inflacioni që sjell në produkte, kërkon një kohë të caktuar. E para, të garantojmë transparencën, jo vetëm me produktet bazë, por edhe me produktet si nafta, ose që kanë të bëjnë me energjinë. Në treg nuk mund të përdoret kjo situatë, në kurriz të qytetarëve”,...
Burimi:
vizionplus.tv