Çështja “Balluku”, Nuri: Mazhoranca po bllokon drejtësinë, precedenti i ndërhyrjes së ekzekutivit është i rrezikshëm
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri, deklaroi se debati mbi pezullimin nga detyra është tejkaluar, pasi SPAK ka kërkuar zyrtarisht arrestimin e Belinda Ballukut dhe heqjen e imunitetit të saj. Sipas Nurit, Kuvendi prej më shumë se një muaji po zvarrit qëllimisht procedurat, ndërsa mazhoranca dhe Kryeministri Rama kanë ndërhyrë përmes Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar efektet e një vendimi gjyqësor të marrë nga Gjykata e Posaçme. Ai e cilësoi këtë veprim si një precedent të rrezikshëm, ku ekzekutivi po ndërhyn drejtpërdrejt në pushtetin gjyqësor, duke minuar luftën kundër korrupsionit. “Sot është parashikuar pas pak minutash të fillojë seanca publike, po është e vërtetë tashmë është tejkaluar debati i pezullimit. Nga momenti ku SPAK ka kërkuar zyrtarisht arrestimin, lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut, nga...
Burimi:
sot.com.al