Ceremonia e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin/ VanHorn: Fokusi në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak
Këtë të premte u organizua ceremonia e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin, ku pjesë ishte dhe e Ngarkuara me Punë e Shteteve te Bashkuara, Nancy Van Horn. Diplomatja amerikane vlerësoi kontributin e Shqipërisë me trupa ushtarake në misione ndërkombëtare. Ajo theksoi rëndësinë e rritjes së angazhimit për sigurinë, ndërsa shtoi se duhet jo vetëm rritje të shpenzimeve të mbrojtjes, por edhe fokus të vazhdueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin e ushtrisë. “Rritja e angazhimit tuaj për sigurinë është një pagesë paraprake për paqen përmes forcës. Kjo paradhënie kërkon jo vetëm rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, por edhe një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak”, tha VanHorn. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv