Ceremonia e dorëzimit të raketave Javelin në Zallherr, Nancy VanHorn vlerëson Pirro Vengun: Një partner i fortë i ambasadës

Ceremonia e dorëzimit të raketave Javelin në Zallherr, Nancy VanHorn vlerëson Pirro Vengun: Një partner i fortë i ambasadës

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane Nancy VanHorn, ishte prezente sot në ceremoninë së dorëzimit të raketave Javelin në Zallherr. Gjatë fjalës së saj ajo deklaroi se ministri Pirro Vengu, është një partner i ngushtë i ambasadës. “Dua të them që jemi të lumtur që të kemi këtu ministrin që ka qenë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara” u shpreh VanHorn gjatë fjalës së saj. Kujtojmë se ministri Vengu tha sot se ka qenë privilegj që ai të ishte në krye të kësaj ministrie, deklaratë e parë kjo pasi u shkarkua nga detyra një ditë më parë nga Edi Rama. Top Channel