Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Ceremonia e betimit të studentëve në Akademinë e Forcave të Armatosura, Begaj: Uniforma që vishni sot është simbol nderi, përgjegjësie dhe dinjiteti
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i uroi sot suksese efektivë të rinj të Forcave të Armatosura në këtë rrugëtim fisnik, siç e quajti ai, për të qenë ushtarakë të denjë të Republikës së Shqipërisë. Gjatë ceremonisë së betimit të studentëve në Akademinë e Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj deklaroi, ndër të tjera, se efektivët e rinj përfaqësojnë shpresën, vazhdimësinë dhe forcën morale të institucionit të mbrojtjes. Dukë sjellë në vëmendje strategun e ushtrisë amerikane, ish-Sekretarin e Shtetit, Colin Pawell, Presidenti Begaj i këshilloi të rinjtë se suksesi arrihet gradualisht dhe për këtë u shpreh se ata duhet të studiojnë dhe punojnë fort, të bëjnë më të mirën e mundshme dhe të mos reshtin se punuari, duke u treguar të tjerëve që e bëjnë mirë punën...