Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

Ministria e Bujqësisë ka prezantuar në Kuvend projektligjin për zhvillimin e Censit të ri të Bujqësisë, i cili synon mbledhjen e të dhënave të plota për sektorin bujqësor dhe blegtoral në vend. Sipas ministrit të bujqësisë Andis Salla, censusi do të realizohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe rekomandimeve të Eurostat-it, duke përfshirë të dhëna mbi tokën bujqësore, kulturat, blegtorinë, mekanizimin, fuqinë punëtore dhe strukturën ekonomike të fermave. “Përmes tij do të krijohet për herë të parë një panoramë e plotë dhe e integruar e strukturës së bujqësisë shqiptare. Do të kemi informacion të besueshëm mbi numrin dhe madhësinë e njësive ekonomike bujqësore, përdorimin e tokës, kulturat bujqësore, blegtorinë, mekanizimin, fuqinë punëtore, praktikat e prodhimit, si dhe mbi karakteristikat ekonomike e sociale të fermave shqiptare...