Çeno: PD po punon për ofertën më të mirë! Ibraj: Kemi 10 vite që e dëgjojmë, por në pushtet vjen Rama
Sekretar i marrëdhënieve me jashtë, Enri Çeno, tha se partitë kanë nevojë për një lloj rinovimi, rithemelimi dhe rimodelimi të modelit politik. Ai tha se opozita ka detyrë të sjellë ofertën më të mirë për zgjidhje në vendin tonë, dhe se PD po punon për këtë. Me ironi, avokati Kujtim Ibraj tha se PD ka 10 vite që thotë se po punon, por pa rezultat konkret, pasi në pushtet vjen Edi Rama. Pjesë nga biseda: Çeno: Kemi anëtarë partie që mezi na afrohen fshehtas, sepse familjarëve të tyre u kontrollohen votat. Ka nevojë për një lloj rinovimi, rithemelimi, rimodelimi i modelit politik. PD dhe opozita në kompleks e ka detyrë të ofrojë ofertën më të mirë. Por ne nuk mund ta bëjmë sikur nuk jetojmë...
Burimi:
vizionplus.tv