“Çdo natë nga kryeministria dalin kamionë për të zhdukur gjurmët e Ballukut”/ Berisha: Vendimi nuk publikohet për të..
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se nga kryeministria natën janë parë kamionë, që sipas tij transportojnë dokumente që fshehin gjurmët e krimeve, që siç shprehet ai, i ka kryer Belinda Balluku. Jashtë parlamentit, Sali Berisha tha se në Fletoren Zyrtare nuk po publikohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, pasi nuk i interesin Edi Ramës. Ai akuzoi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese si militante të Partisë Socialiste, por paralajmëroi se do të përfundojë tek ata që nuk zbatojnë ligjin. “Në qoftë se vendimi i parë që i interesonte Edi Ramës u publikua brenda dy orësh, vendimi tjetër mbahet në sirtar, nuk zbardhet nga famozja që kryeson gjykatën, e cila është një militante e verbër e PS, nuk zbardh...
Burimi:
sot.com.al