“Byroistët ishin xhelatë, por në 46 vite nuk bënë as gjysmën e korrupsionit të drejtorëve të Ramës”, Berisha: Duhet transformim i thellë

“Byroistët ishin xhelatë, por në 46 vite nuk bënë as gjysmën e korrupsionit të drejtorëve të Ramës”, Berisha: Duhet transformim i thellë

Nga bashkëbisedimi virtual me qytetarët këtë të shtunë, Sali Berisha tha se ky sistem qeverisës duhet transformuar, teksa e krahasoi me “byroistët”. “Ata ishin xhelatë”-tha Berisha, por pushtetin e kishin mbi burgosjen dhe vrasjen, por nuk bënë as gjysmën e korrupsionit të drejtorëve të Ramës. “Unë me dhimbje e kam thënë, por dua të them të gjithnjë të vërtetën. Të vërtetën do e them. Anëtarët e byrosë politike ishin xhelatë. Po. Ata pushtetin e kishin mbi burgosjen, vrasjen, ekzekutimet. Por ama korrupsioni i tyre, si korrupsion, si plaçkitje ndaj qytetarëve për interesa të tyre, për 46 vite të marra së bashku u garantoj se nuk bëhen as gjysma e ‘5D’, drejtorëve të Tiranës. Jo nuk bëhet, nuk mund të imagjinohet. Merrni vetëm hotelin 20 katësh,...