Bylykbashi, Vokshi e Minarolli takime në Suedi: Ekspoze mbi farsën zgjedhore të 2025 dhe lidhjet e qeverisë me…

Bylykbashi, Vokshi e Minarolli takime në Suedi: Ekspoze mbi farsën zgjedhore të 2025 dhe lidhjet e qeverisë me…

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, bashkë me kolegen Albana Vokshi dhe Ervin Minarolli, zhvilluan sot një takim me Erik Ottoson, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian në parlamentin suedez dhe deputet i partisë Moderata, parti simotër e EPP-së. Gjatë takimit, Bylykbashi dhe kolegët bënë një ekspozim të detajuar mbi zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, duke e cilësuar si një ‘farsë zgjedhore’, si dhe mbi situatën e sundimit të ligjit dhe korrupsionin në vend, përfshirë skandalet e Ballukut dhe AKSHI-së. Ata theksuan gjithashtu shqetësimet për simbiozën e pushtetit të kryeministrit Edi Rama me kartelet e drogës, pastrimin e parave dhe sulmet ndaj pluralizmit politik dhe opozitës. Delegacioni i PD-së falënderoi Suedinë për qëndrimin e saj të qartë mbi pengesat e vendosura nga...