Bylykbashi nga tryeza për “Zgjedhoren”: Të bëhet transparencë me financimet e partive, të shmangim korrupsionin dhe…

Bylykbashi nga tryeza për “Zgjedhoren”: Të bëhet transparencë me financimet e partive, të shmangim korrupsionin dhe…

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi në një tryezë për këtë çështje, nënvizoi rëndësinë e transparencës së financimeve të partive politike. Ai theksoi se kjo gjë do të shmangte korrupsionin dhe ndikimin e nga palët e treta. “Ndryshimet janë bërë në kohë të ndara. Dua të theksoj, pa hyrë në detaje, se funksionimi i partive politike është çështje thelbësore dhe kushtetuese, po aq sa transparenca e financimeve.Partitë janë organizma që shërbejnë për pluralizmin demokratik. Kjo është kërkesë kushtetuese dhe besoj se të gjithë ndajmë mendimin se transparenca është një formë e mirë për të shmangur korrupsionin dhe influencat e faktorëve kriminalë apo të huaj. Pra, duhet të mbajmë të shëndetshëm pluralizmin politik. Por transparenca nuk mund të funksionojë pa pasur rregulla të qarta...