Buxhuku: Deficiti tregtar 5.6 mld euro është alarm kombëtar. Ekonomia po dobësohet nga rënia e prodhimit dhe varësia nga paratë informale

Buxhuku: Deficiti tregtar 5.6 mld euro është alarm kombëtar. Ekonomia po dobësohet nga rënia e prodhimit dhe varësia nga paratë informale

Eksperti i ekonomisë dhe administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë Shqiptare, Gjergj Buxhuku, ka ngritur shqetësimin për thellimin e krizës strukturore në ekonominë shqiptare, duke theksuar se shifrat zyrtare të tregtisë së jashtme flasin qartë për një situatë alarmante. Në një intervistë në SYRI TV me gazetaren Armela Ferko, Buxhuku u shpreh se në vitin 2025 Shqipëria regjistroi një rekord historik të deficitit tregtar prej 5.6 miliardë eurosh, me një rritje prej rreth 200 milionë eurosh krahasuar me një vit më parë. Ai paralajmëron se, përveç thellimit të deficitit, rënia e vazhdueshme e industrisë dhe bujqësisë, si dhe varësia e lartë nga flukset informale të parave me burim gri dhe të zi, përbëjnë një kambanë të fortë alarmi për ekonominë dhe politikën shqiptare. Gjergj Buxhuku: Realisht...