Bushati: Rama autokrat i konsoliduar, me SHBA nuk ka më atë marrëdhënie, BE ende neutrale
Analisti Andi Bushati komentoi marrëdhëniet e Edi Ramës me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se Rama është një autokrat i konsoliduar. Ai vuri në dukje çështjen e Belinda Ballukut, duke thënë se zgjidhja e saj mund të ketë pasoja për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, Bushati tha se Rama nuk ka të njëjtën mbështetje si me administratën demokrate. “Rama është një autokrat që kontrollon gjithçka. Sot nuk i duhet mbështetje e jashtme, i mjafton neutraliteti i ndërkombëtarëve,” tha ai. ‘Sipas mendimit tim kemi sinjale që mund të jenë të interpretueshme, por nuk kemi një qartësi që ka një izolim apo një goditje ndërkombëtare të Edi Ramës. Sidomos nga europianët, çfarë kemi marrë sinjale është çështja e Ballukut....
Burimi:
ntv.al